Anifest kërkon kandidat/e për pozicionin Koordinator/e Projekti

Anifest kërkon kandidat/e për pozicionin Koordinator/e Projekti

AniFest është një organizatë e formuar nga një grup i të rinjëve dhe profesionistë të filmit të cilët kanë dëshmuar entuziasmin dhe vizionin e tyre për të promovuar kulturën e filmit në mbështetje të politikave kulturore të pushtetit vendor dhe qëndror , në 9 (nëndë) edicionet e fundit të festivalit, me projekte të organizatës si kinemaja “MILLENIUM’’, Ambjentet e Teatrit “MIGJENI’’ dhe në Ambjentet e universitetit “Luigj Gurakuqi” gjithashtu duke demonstruar kapacitetet e zhvilluara për të organizuar ngjarje dhe aktivitete të mëdha në disa qytete në kuadrin e “AnifestROZAFA”.

Anifest kërkon një kandidat/e për pozitën Koordinator/e projekti

Përgjegjësitë e punës përfshijnë :

  • Koordinimi i të gjitha aktiviteteve, resurseve dhe pajisjeve të projekteve;
  • Krijimi i një kalendari dhe plani të punës që siguron përmbushjen e të gjitha qëllimeve dhe objektivave të projektit dhe sigurohet që afatet e përfundimit të punëve respektohen;
  • Të përdor mjete për monitorimin e planit ekzekutues, orëve të punës, dhe të shpenzimeve të projektit;
  • Sigurohet që të gjitha standardet dhe kërkesat e projektit janë plotësuar në bazë të testimit të vazhdueshëm të sigurimit të cilesisë;
  • Raportim mujor për menaxhmentin dhe për bordin;
  • Komunikim me komunitetin dhe me stafin aktual të organizatës;
  • Kalkulimi i rreziqeve dhe problemeve dhe gjetja e zgjidhjeve për to;

Detyrat tjera që nuk përfshihen në thirrje, por që vlejnë për kontratë

  • Në bashkëpunim me shtabin organizues të realizohet Përpilimi i njoftimeve/ komunikatave për shtyp në lidhje me projektin që menaxhon;
  • Në bashkëpunim me shtabin organizues të Përgaditisë të gjitha dokumentat ligjore si kontratat dhe kushtet te marrëveshjeve në lidhje me projektin ;
  • Në bashkëpunim me shtabin organizues të realizojë detyra e tjera shtesë që mund të lindin gjatë punës.
  • Të jetë kontakt personi për të gjithë palëve të interesuara dhe pjesëmarrësve të projektit;

Kandidatët është e domosdoshme të kenë :

  • Diplomë universitare, i/e preferueshme në Administrim Biznesi dhe Menaxhment;
  • Përvojë pune paraprake në koordinim projektesh, planifikim eventesh dhe të ngjajshme;
  • Njohuri të mira në të shkruar dhe në të folur të gjuhës Shqipe dhe Angleze;
  • Aftësi kompjuterike relevante për pozitën;
  • Fleksibilitet, përkushtim dhe gatishmëri për të punuar në një mjedis multi-kulturor.

Nëse keni ndonjë pyetje rreth mënyrës së aplikimit ju lutem kontaktoni me Z. Marviks Shantoja ose në email adresën info@anifestrozafa.al / info@anifestrozafa.org