AniFest kërkon kandidat/e për pozicionin Kordinator/e për Media & Marketing

AniFest kërkon kandidat/e për pozicionin Kordinator/e për Media & Marketing

AniFest ROZAFA

AniFest është një organizatë e formuar nga një grup i të rinjëve dhe profesionistë të filmit të cilët kanë dëshmuar entuziasmin dhe vizionin e tyre për të promovuar kulturën e filmit në mbështetje të politikave kulturore të pushtetit vendor dhe qëndror , në 9 (nëndë) edicionet e fundit të festivalit, me projekte të organizatës si kinemaja “MILLENIUM’’ , Ambjentet e Teatrit “MIGJENI’’ dhe në Ambjentet e universitetit “Luigj Gurakuqi” gjithashtu duke demonstruar kapacitetet e zhvilluara për të organizuar ngjarje dhe aktivitete të mëdha në disa qytete në kuadrin e “AnifestROZAFA”.

AniFest kërkon një kandidat/e për pozitën Kordinator/e për Media dhe Marketing

Përgjegjësitë e punës përfshijnë :

  • Ekzekutimi i strategjisë vjetore të marketingut dhe promovimit të AniFest dhe përditësimi i saj në bashkëpunim me antarët tjerë të stafit;
  • Menaxhimi i webfaqes dhe i llogarive të organizatës në media sociale dhe krijimi i materialeve/përmbajtjes për to;
  • Mirëmbajta e marrëdhënieve dhe krijimi i marrëdhënie të reja me mediat vendore e ndërkombëtare;
  • Përgatitja e njoftimeve dhe materialeve të tjera informuese për shtyp;
  • Përfaqësimi i AniFest-it në intervista dhe paraqitje mediatike;
  • Përgatitja e raporteve dhe analizave relevante për shqyrtim nga stafi menaxhues;
  • Përpilimi dhe shpërndarja e buletinit të organizatës;
  • Asistimi i kordinatorëve të projekteve në hartimin e planeve të marketingut dhe të PR për projekt propozimet e organizatës;
  • Koordinimi i ekipit të mediave për festivalin;
  • Kërkimi dhe lidhja e marrëdhënieve me sponsorë;
  • Detyra të tjera shtesë që lidhen me detyrat e përshkruara të punës;

Kandidatët është e domosdoshme të kenë :

  • Përvojë relevante në fushën e marketingut dhe PR;
  • Diplomë universitare në fusha relevante (gazetari, marketing, komunikim masiv);
  • Njohuri të mira në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze;
  • Kreativitet në krijim të përmbajtjes për webfaqe dhe media sociale;
  • Shkathtësi në përdorimin e programeve kompjuterike dhe mediave sociale.
  • Fleksibilitet, përkushtim dhe gatishmëri për të punuar në një mjedis multi-kulturor.

Për të aplikuar dërgoni në info@anifestrozafa.org :

  • Një rezume/CV që dëshmon kulifikimet e kërkuara
  • Letër motivimi ku argumentoni se pse duhet të pranoheni
  • Listë me referenca

Afati i fundit për aplikim është 15 Qeshor 2019.

Aplikantët e përzgjedhur do të trajnohen nga stafi aktual në pozitën e kërkuar dhe nga stafi shtesë.

Nëse keni ndonjë pyetje rreth mënyrës së aplikimit ju lutem kontaktoni me Z. Marviks Shantoja ose në email adresën info@anifestrozafa.al / info@anifestrozafa.org