Thirje e Hapur për Kino-Rozafa

Thirje e Hapur për Kino-Rozafa

Në traditë OJF “AniFest” vjen për të 10 (dhjetën) vitë radhazi në qytetin e Shkodrës me Festivalit Ndërkombëtar të filmit për fëmijë dhe adoleshentët “A-FestFilmROZAFA2019” 30 Shtator – 4 Tetor 2019, Shkodër.

Fëmijë dhe adoleshentë e qytetit të shkodrës gjatë këtyre viteve kanë shprehur interes, duke u shkrirë me ngjarjen kulturore festive , në shfaqjen filmave, në debate dhe në përmirësimin të aftësive tuaja në gjuhën angleze .

AniFest po hap thirrjen për KinoROZAFA 2019 vullnetarët : ky është një aplikacion për vullnetarët e organizatës “AniFest” ; Të jesh pjesë e Kino-ROZAFA 2019 Vullnetarëve, i cili është pozicion/ jo i paguar. Individë të motivuar të aftë për planifikimin, organizimin, zbatimin e programeve dhe aktiviteteve Kino-ROZAFA gjatë gjithë vitit .

Fëmijë dhe adoleshentë të aftë për të gjykuar filmat si pjesëtar në jurin ndërkombëtare të fëmijëve.

Përfitimet e vullnetarëve Kino-Rozafa :

  • Përfshirja në një organizatë me reputacion të vendosur në nëdë botimet e suksesshme të Festivalit Ndërkombëtar për fëmijët dhe të rinjt A-FestFilmROZAFA,
  • Një shans për t’u argëtuar dhe për të mësuar rreth filmave, ngjarjeve kulturore dhe festivaleve.
  • Pjesmarje që ju sjellë dobi në shkollë brënda dhe jashtë Shqipërisë
  • Një shans për të përmirësuar aftësitë tuaja në gjuhën angleze

Vullnetarët duhet :

  • Të jenë mbi 16 vjeç
  • Të kenë një komunikim mesatar në gjuhën angleze
  • Të jenë serioz
  • Të jenë të besueshëm
  • Të jenë entuziastë
  • Të jenë të përkushtuar
  • Vullnetarët në këtë grup do të përdorin praktikat më të mira në punë
  • Aplikacionet për në jurin e fëmijëve A-FestFilmROZAFA 2019 pranohen deri me datën 10 Qeshor 2019 !
  • Aplikacionet për Individë të motivuar të aftë për planifikimin, organizimin, zbatimin e programeve dhe aktiviteteve Kino-ROZAFA pranohen deri me datën 10 Qeshor 2019 !

Nëse keni ndonjë pyetje rreth mënyrës së aplikimit ju lutem kontaktoni me Z. Marviks Shantoja ose në email adresën info@anifestrozafa.al / info@anifestrozafa.org