Thirrje e hapur për staf AniFestROZAFA 2020

Thirrje e hapur për staf AniFestROZAFA 2020

Regjistrim për antarësim në staff ,gjate kohës që realizohet festivali AniFestROZAFA

Në traditë OJF “AniFest” vjen 11 (njëmbëdhjet) vite radhazi në qytetin e Shkodrës me Festivalit Ndërkombëtar të filmit për fëmijë dhe adoleshentët “AniFestROZAFA2020”, Nëntor 01 – 09, 2020, Shkodër.
Fëmijë dhe adoleshentë e qytetit të shkodrës gjatë këtyre viteve kanë shprehur interes, duke u shkrirë me ngjarjen kulturore festive, në shfaqjen filmave, në debate dhe në përmirësimin të aftësive tuaja në gjuhën angleze .
AniFest po hap thirrjen për antarsim në staff 2020 ( vullnetarë me shpërblim ) : ky është një aplikacion për stafin vullnetar në organizimin e festivalit “AniFestROZAFA 2020” ; Individë të motivuar të aftë për planifikimin, organizimin, zbatimin e programeve dhe aktiviteteve AniFestROZAFA gjatë Festivalit .
Stafi në teren i festivalit AniFestROZAFA 2020 do të shpërblehet duke gjetur mirkuptim ndërmjet palëve.

Antarët e stafit AniFestROZAFA në teren duhet ;
• Të jenë mbi 16 vjeç
• Të kenë një komunikim mesatar në gjuhën angleze
• Të jenë serioz
• Të jenë të besueshëm
• Të jenë entuziastë
• Të jenë të përkushtuar
• Individët duhet të jenë të motivuar, të aftë për organizim, për zbatimin e programit në aktivitetin AniFestROZAFA

Antarët e stafit me aftësi të veçantë :

• Fëmijë dhe adoleshentë të aftë për të gjykuar filmat do të anterësohet si pjesëtar në jurin ndërkombëtare të Fëmijëve AniFestROZAFA2020.

Antarët e stafit AniFestROZAFA përfitojnë:

• Reputacion tek të rinjtë brënda dhe jashtë qytetit të shkodrës, në fund të aktivitetit do të shpërblehen dhe me certificate mirnjohje.
• Këta persona do të kenë një shans për të përmirësuar aftësitë e tyre në gjuhën angleze.

Aplikimet pranohen deri më datën 10 Tetor 2020 !

Z. Artan Maku – Drejtori Artistik tel . 068 402 1634
Z. Gjovalin Kolaj – Asistent Drejtor Artistik në qytetin e Shkodrës tel . 069 211 0338
Z. Marviks Shantoja – Kordinator publik dhe me mediat tel . 067 341 0023

Kontakti
Adres e-mail : info@anifestrozafa.org
Adresa faqes se festivalit : http://anifestrozafa.org


Të dhënat personale

Formati i duhur ++355 6y xx yy zzz

Shkolla

Jeni për staf gjatë realizimit festivalit ?

Shënoni më poshtë numrin total të ditëve që jeni të disponueshëm.
Për secilën ditë shënoni me PO ose JO nëse jeni të disponueshëm.