Thirrje për Aplikim në Jurinë e fëmijëve A-FestFilmROZAFA2019

Thirrje për Aplikim në Jurinë e fëmijëve A-FestFilmROZAFA2019

AniFest është një organizatë e formuar nga një grup i të rinjëve dhe profesionistë të filmit të cilët kanë dëshmuar entuziasmin dhe vizionin e tyre për të promovuar kulturën e filmit në mbështetje të politikave kulturore të pushtetit vendor dhe qëndror , në 9 (nëndë) edicionet e fundit të festivalit, me projekte të organizatës si kinemaja “MILLENIUM’’ , Ambjentet e Teatrit “ MIGJENI “ dhe në Ambjentet e universitetit “ Luigj Gurakuqi” gjithashtu duke demonstruar kapacitetet e zhvilluara për të organizuar ngjarje dhe aktivitete të mëdha në disa qytete në kuadrin e “ AnifestROZAFA”.

AniFest ka investuar në kapacitetin e zhvillimit të fëmijëve dhe të rinjëve nëpërmjet trajnimeve, punëtorive, debateve dhe aktiviteteve.

AniFest hap thirrje për :
• Antarë për Juri e Fëmijëve.

Afati i fundit për aplikim është 10 Qershor 2019.

Nëse keni ndonjë pyetje rreth mënyrës së aplikimit ju lutem kontaktoni me Z. Marviks Shantoja ose në email adresën info@anifestrozafa.al / info@anifestrozafa.org.